Gjykata lë në burg këngëtarin Stresi


Reperi Arkimed Lusha, i njohur me emrin Stresi, është lënë në burg nga Gjykata e Shkallës së Parë të Tiranës.
Gjykata mori sot masën e sigurisë ndaj Stresit, për akuzën e armëmbajtjes pa leje. Nuk konfirmohet nëse mbi djalin e Sali Lushës rëndon edhe akuza e mbajtjes së lëndëve narkotike, transmeton NOA.
Lusha, i njohur me pseudonimin apo nofkën Stresi, është djali i Sali Lushës, i njohur në vite si krah i djathte i Sali Berishes si dhe si dëshmitari kryesor i vrasjes së Azem Hajdarit më 1997, pranë selisë së PD-së.
Stresi u arrestua më datën 1 nëntor në Tiranë.