Amor Fugaz - La Nueva Telenovela 2012 por William Levy

En esta telenovela ser una opción viable Amor Fugaz


Para ver otro video en el enlace de abajo vídeos

Vali Corleone shpjegon pse Blero nuk eshte me menageri i tij

SHKAQET PSE BLERO ME NUK ESHTE MANAGERI IM JAN KETO: E EJ UN JAM VALI CORLEONE MOO SE ZBON HH EDHE JUVE MEDIAV QKA SHKRUAJN PER MUA NE FB TJER MERRNI E POSTONI GJERA QE KREJTVE MEDIAV PO JU THEM QE JA Q... P... E NONES TE KLOSHARVE KREJTVE MEDIAT KOMPLET  

PER ME SHUM...  POSHTE MUND TE SHIKONI VIDEON

Ja Si E Prezanton Kengetarja Britanike Librin E Saj

Kengetarja dhe autorja e shume tekste kengesh Tulisa ka publikuar sefundmi librin e saj. Tulisa ka zgjedhur nje veshje teper terheqese dhe me nje paraqitje shume sensuale eshte ulur perballe mediave ne prezantimin e librit.  Britanikja 24-vjecare ka ekspozuar disi pjesen e parme te trupit duke vene ne dileme shikuesit nese duhet te shihnin librin apo dicka siper tij. Kjo eshte nje menyre teper interesante per te promovuar nje liber dhe Tulisa nuk ka ngurruar ta beje nje prezantim te tille nepermjet linjave te saj.

SHIKONI POSHTE FOTOS PER FOTO TE TJERA.

Gjykata lë në burg këngëtarin Stresi


Reperi Arkimed Lusha, i njohur me emrin Stresi, është lënë në burg nga Gjykata e Shkallës së Parë të Tiranës.
Gjykata mori sot masën e sigurisë ndaj Stresit, për akuzën e armëmbajtjes pa leje. Nuk konfirmohet nëse mbi djalin e Sali Lushës rëndon edhe akuza e mbajtjes së lëndëve narkotike, transmeton NOA.
Lusha, i njohur me pseudonimin apo nofkën Stresi, është djali i Sali Lushës, i njohur në vite si krah i djathte i Sali Berishes si dhe si dëshmitari kryesor i vrasjes së Azem Hajdarit më 1997, pranë selisë së PD-së.
Stresi u arrestua më datën 1 nëntor në Tiranë.

Ja cila është motra 16 vjeçare e Kim Kardishian…

Motra e vogël e Kim Kardishian, Kendall Jenner dalngadalë po tërheq vëmendjen e mediave duke rrezikuar të eklipsojë të motrën që tashmë përbën lajm në gjithcka që bën. Kështu sipas mediave rozë, Kendall ka qenë prezente në Sydney në një mbrëmje promovimi “Nomad Two Worlds” të organizuar nga Russell James. Ajo ka shkëlqyer me fustanin e saj florushent ndërsa edhe pse është 16 vjeçare ra në sy për format e saj trupore.
Ajo tashmë ka filluar karrierën e saj si modele por i pëlqen edhe aktrimi.



SHIKONI ME POSHT PER FOTO TE TJERA

Nxjerrë në pah gjoksin e saj bombastik (foto)

Drejtuesi i emisonit, Alan Carr, do e ketë pasur të vështirë të ruajë përqendrimin, ndërsa merrte në intervistë këngëtaren Nicki Minaj. Kjo, për shkakun se 29-vjeçarja kishte zgjedhur një veshje shumë provokuese. Ajo ka shkuar në studion televizive vetëm me reçipeta dhe një xhuboks sipër, duke nxjerrë në pah gjoksin e saj të bëshëm. Një veshje jo shumë normale për të dalë në një emission televiziv.

SHIKONI ME POSHT FOTO TE TJERA....

Destani: E vërteta me Anxhela Martinin

Ndihet shumë patriot, atdhetar dhe origjinën e tij nuk e fsheh askund. Përveçse është krenar, ai rrëfen se kudo që shkon e tregon ballëhapur këtë. Blerim Destani, rrëfen në këtë intervistë angazhimet e 100-vjetorit të Pavarësisë. Ka mjaft pika të dobëta por edhe të forta. Një ndër to janë edhe femrat, për të cilat tregon se është mjaft i kujdesshëm. Vërtet mund të besojë tek dashuria me shikim të parë, ama vëzhgimi dhe konstatimi i vlerave vijon edhe më tej. Në këtë intervistë Blerimi prek edhe temën e Anxhela Martinit, tymnajën e thashethemeve mbi të dhe marrëdhëniet që ka me modelen. Në këtë prag të 100-vjetorit të Pavarësisë, aktori seksi Blerim Destani tregon pikat e tij të dobëta; dashurinë për shqiptarinë dhe shqiptarët.
Ju kemi parë së fundmi të jeni shumë i pranishëm në Shqipëri, përse?
Jeta është dinamike, kështu që puna dhe angazhimet përcaktojnë edhe prezencën në vende të ndryshme. Unë do kisha dashur shumë të kisha kohë të lirë dhe të vija në Shqipëri për të takuar miqtë e mi.
Më parë, para se të korrnit megasuksesin e filmit “Koha e Kometës” dukej sikur nuk kishit shkelur më parë në Shqipëri; a ka ndryshuar raporti juaj shpirtëror me Shqipërinë?
Edhe ju në pyetjen tuaj konstatoni “dukej sikur nuk kishit shkelur më parë në Shqipëri”. Vërtet ashtu është, pasi unë në Shqipëri kam qenë shumë herë edhe para suksesit të “Koha e Kometës”, por siç duket në atë kohë nuk më kanë vënë re shumë, kuptohet përveç miqve të mi. Në raportin tim shpirtëror për Shqipërinë nuk ka ndryshuar asgjë, ka ndryshuar vetëm lista e miqve të mi; ajo është shtuar shumë dhe kjo më bën të lumtur.
E ndjeni veten shqiptar?
Po, dhe për këtë jam krenar.
Ku më shumë, në Gjermani, në Kosovë apo në Shqipëri?
Ajo ndjenjë nuk ndikohet nga gjeografia e jashtme. Edhe në Hënë po të shkoja, përsëri do të ndihesha shqiptar.
Cili është kryeqyteti që ju pëlqen më shumë, Prishtina, Shkupi apo Tirana?
Çdo qytet ka veçoritë e veta, dhe kjo më bën të ndihem si në shtëpinë time. Ajo që i bën këto kryeqytete të gjalla brenda meje janë lidhjet shpirtërore që kam me miqtë që jetojnë në këto qytete; disi nëpërmjet miqve të mi unë kam edhe perceptimin për qytetet. Kur përmendet Tirana, mua më paraqiten fytyrat e miqve të mi që jetojnë atje, kështu edhe me Prishtinën, Shkupin e Tetovën; miqtë janë personifikimi shpirtëror i qytetit.
Nëse do t’i përshkruanit me një fjalë të vetme qytetet e lartpërmendura, cila do të ishte fjala që do t’u shkonte më shumë?
Identitet.
Të ka pëlqyer atmosfera që është krijuar në Tiranë për 100-vjetorin e Pavarësisë?
Po, shumë. Unë jetoj në Gjermani dhe e di se sa të rëndësishme janë këto gjëra kur festohet vazhdimi i shtetësisë. Kjo është e rëndësishme, që njerëzit në këtë kohë të kujtojnë dhe nderojnë bashkëkombësit tanë që kanë filluar atë që ne sot pas 100-vjetëve e gëzojmë.
Do të riktheheni për aktivitete të tjera që do të bëhen gjatë kësaj kohe për 100-vjetorin?
Patjetër!
Gjatë promovimit të dokumentarit të Eliza Dushkut, çfarë ishte diçka që ju la më shumë mbresë?
Dashuria për Shqipërinë.
Cila është vlera më e madhe që ju kanë edukuar prindërit rreth origjinës dhe prejardhjes?
Ajo që kam mësuar nga prindërit është se, kudo që të shkoj, çfarëdo që të bëj, unë përherë do kem emrin Blerim dhe mbiemrin Destani. Emri është i imi dhe duhet të punoj që ky emër të reflektojë vlera, ndërsa mbiemri është familja, kombi. De duhet të kujdesem që ky mbiemër të jetë i respektuar kudo që të shkoj dhe çfarëdo që të bëj.
Çfarë mendon se i dallon shqiptarët nga kombet e tjera në botë?
Shqiptarët nga popujt e tjerë dallohen nga historia, çdo popull dallohet me historinë e vet.
Cila është cilësia më e mirë që kanë shqiptarët si komb?
Bashkëjetesa fetare. Mendoj se kjo është ajo që neve na bën të veçantë.
Po një aspekt negativ?
Një fjalë popullore thotë “nuk ka mal pa ujq”. Me siguri që ka aspekte të tilla, por unë nuk dua të përmend gjëra të tilla.
A e ndjetë vërtet veten krenar që ishit shqiptar pas gjithë asaj zhurme mediatike që u krijua?
Ka pasur shumë raste që “zhurma mediatike” janë krijuar edhe për gjëra më pak të vlefshme, ndërsa për ngjarje të rëndësishme mendoj se ia vlen.
Ndërkohë, vëmendja mediatike ju ka shndërruar edhe në një personazh show biz-i. Ju pëlqen që jeni në qendër të vëmendjes?
Nuk më pëlqen që të jem në qendër të vëmendjes siç thoni ju, por natyra e profesionit dhe punëve që bëj shpeshherë pa dashje më bën që të jem aty.
E kërkoni vetë publicitetin apo thjesht jeni bërë pjesë e show biz-it pa vullnetin tuaj?
E thashë edhe më lart, unë nuk e kërkoj publicitetin, por vetë natyra e punës, pa vullnetin tim, më bën të jem edhe aty.
Jeni parë shpesh nën shoqërinë e modeles Angela Martini; çfarë raportesh keni me të?
Raporte shumë miqësore dhe respekt reciprok.
Është folur për një flirt mes ju të dyve; është i vërtetë ky lajm?
Në parim nuk i komentoj gjërat që fillojë me ‘duket se’, ‘është folur se’… etj. Ato u takojnë thashethemeve.
Ju, do të donit të kishit në krah një femër që i përngjason Angela Martinit?
Nëse një mashkull e ka përkrah një femër, atëherë ai e ka përkrah për shkak të asaj vetë, pra për atë se çfarë është dhe kush është ajo femër, dhe për shkak të rëndësisë që ajo femër ka për mashkullin, e jo për shkak se ajo përngjason me dikë. Unë përherë preferoj origjinalen, jo kopjen.
Fizikisht, çfarë ju godet menjëherë te një femër?
Një shkrimtar gjerman, në pyetjen se ‘a ekziston dashuri me shikim të parë’ është përgjigjur: “Gjatë dashurisë me shikim të parë, duhet shikuar edhe një herë”. Jam shumë dakord me këtë mendim. Pra, pamja fizike mund të perceptohet në shikim të parë, por pastaj duhet të ketë të tjera vlera që të të detyrojë të bësh edhe shikimin e dytë.
Po nga ana shpirtërore çfarë vlerësoni më shumë?
E përmenda edhe më lart, preferoj origjinalen, jo kopjen. Pra duhet të jetë vetvetja dhe me vlerat e veta.
Cila është femra më e bukur e show biz-it aktual shqiptar?
Shqiptarët në përgjithësi janë racë e bukur, dhe bukuria e femrës shqiptare është e njohur gjithandej.